Vendi i 111-të – “pasqyrë” e rezultateve të Dardanëve në vitin 2021

Viti 2021 la shumë për të dëshiruar për Dardanët.
Vendi i fundit në grupin e kualifikimeve dhe një seri e rezultateve negative bënë që Përfaqësuesja e Kosovës ta mbyllë vitin 2021 në vendin e 111-të.
Pra, nuk ka asnjë ndryshim nga renditja e FIFA-sa, e botuar në nëntor të vitit 2021.
Gjatë këtij viti kalendarik, Kosova zhvilloi 12-të ndeshje, prej të cilave fituan vetëm pesë.
Ndërsa u mposhtën shtatë herë dhe regjistruan dy barazime.
Një shpresë për ndryshim pozitiv mbetet Liga e Kombeve, teksa ende nuk është marrë ndonjë vendim se kush to jetë trajner i Përfaqësues.

Në këtë kompeticion, Kosova është në grup me Irlandën e Veriut, Greqinë dhe Qipron ose Estoninë.
Ndryshim në renditje nuk ka pësuar as Shqipëria, e cila e mbyll këtë vit në pozitën e 66-të.
Kuqezinjët zhvilluan disa ndeshje të mira, por nuk ia arritën qëllimit.
Madje, ata ishin vetëm një hap larg nga “play-offi”, por humbja ndaj Polonisë ishte fatale./Shqip.com