Lajme

Vendet e NATO-s do të forcojnë mbrojtjen raketore të Ukrainës

Aleatët e Ukrainës të udhëhequr nga NATO kanë njoftuar dërgimin e armëve të avancuara të mbrojtjes ajrore në Kiev, pas një morie sulmesh raketore ruse.

Armatimi i premtuar nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca dhe Holanda përfshin raketa dhe radarë. Shtetet e Bashkuara kanë bërë më parë një premtim të ngjashëm. Një sistem i teknologjisë së lartë nga Gjermania është tashmë në Ukrainë, raporton BBC.

Premtimet vijnë pasi aleatët e Ukrainës nga 50 vende takohen në selinë e NATO-s në Bruksel.

Të paktën 19 njerëz u vranë në ditën e parë të sulmeve, të cilat përfshinin goditjen në qendër të Kievit.

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se sulmet me raketa ishin hakmarrje ndaj një sulmi në një urë kyçe që lidh Rusinë dhe Krimenë – gadishullin jugor të Ukrainës të aneksuar nga Moska në 2014.

/Shqip.com