Vëllaznimi “zgjohet nga gjumi”
Publikuar:
(24.07.2022 17:47:37)

KF Vëllaznimi – do t’i fillojë stërvitjet për sezonin e ri – të hënën.
Kuqezinjët – këtë sezon do të udhëhiqen nga trajneri i njohur, Gani Sejdiu.
Por, ky nuk është i vetmi ndryshim.
Orari i ndeshjeve të Vëllaznimit
Nga ekipi janë larguar disa futbollistë si Nikson Memaj, e Rron Rugova, teksa sipas faqes zyrtare të klubit do të ketë edhe transfere të reja.
Vëllaznimi u përshëndet në vitin 2019 nga Superliga – në ndeshjen e barazhit ndaj FC Ferizajit.
Teksa, sezonin e fundit, skuadra me traditë e mbylli në vendin e tretë të Ligës së Parë, Grupi A, me 38 pikë të grumbulluara. /Shqip.com