Sport Shqiptar

Vëllaznimi triumfon në ndeshjen e parë miqësore

KF Vëllaznimi

KF Vëllaznimi e ka nisur me këmbë të mbarë – parasezonin me trajnerin, Gani Sejdiu.

Kuqezinjët kanë triumfuar me rezultat 0-1 në udhëtim te Australia.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Erris Gojani, ndërsa në rolin e asistuesit ishte Zek Kuqi.

Nga ekipi janë larguar disa futbollistë si Nikson Memaj, e Rron Rugova, teksa sipas faqes zyrtare të klubit do të ketë edhe transfere të reja.

Vëllaznimi u përshëndet në vitin 2019 nga Superliga – në ndeshjen e barazhit ndaj FC Ferizajit.

Teksa, sezonin e fundit, skuadra me traditë e mbylli në vendin e tretë të Ligës së Parë, Grupi A, me 38 pikë të grumbulluara. /Shqip.com