Vëllaznimi triumfon në ndeshjen e parë miqësore
Publikuar:
(04.08.2022 19:37:19)

KF Vëllaznimi e ka nisur me këmbë të mbarë – parasezonin me trajnerin, Gani Sejdiu.
Kuqezinjët kanë triumfuar me rezultat 0-1 në udhëtim te Australia.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Erris Gojani, ndërsa në rolin e asistuesit ishte Zek Kuqi.
Nga ekipi janë larguar disa futbollistë si Nikson Memaj, e Rron Rugova, teksa sipas faqes zyrtare të klubit do të ketë edhe transfere të reja.
Vëllaznimi u përshëndet në vitin 2019 nga Superliga – në ndeshjen e barazhit ndaj FC Ferizajit.
Teksa, sezonin e fundit, skuadra me traditë e mbylli në vendin e tretë të Ligës së Parë, Grupi A, me 38 pikë të grumbulluara. /Shqip.com