Sport Shqiptar

Vëllaznimi superior ndaj Kastriotit

Vëllaznimi e deklason Kastriotin

KB Vëllanzimi e ka deklasuar Kastriotin me rezultat 105:35.

Në këtë takim që u zhvillua në kuadër të gjiros së pestë në Superligën e Kosvës-konkurnca e femrave, gjakovaret ishin superiore që nga fillimi e deri në fund, shkruan Shqip.com.

Se në këtë ndeshje kishin hyrë për fitore, skuadra nga Gjakova e dëshmoi qysh në çerekun e parë, i cili u mbyll me rezultat 24-2.

Basktbollistet më të dalluar në këtë takim te skuadra fituese ishin Bleona Juniku me 24 pikë e 12 kërcime, Anila Selmani me 25 pikë e gjashtë asistime, Rina Hoda me 23 pikë e nëntë asistime, Viola Tanushi me 16 pikë e pesë kërcime dhe Anesa Korqa me 12 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime.

KB Vëllaznimi pas fitores

Kurse, në anën tjetër, te Kastrioti u dallua Anita Grainca me 10 pikë e 10 kërcime.

Për Vëllaznimin kjo ishte fitorja e dytë në këtë sezonë, ndërsa kanë tre humbje dhe gjenden në vendin e pestë në Superligë, me shtatë pikë.

Në anën tjetë, Kastrioti ka pesë humbje në pesë ndeshje dhe pozicionohet në vendin e fundit./Shqip.com

Gjendja momentale në tabelë