Sport Shqiptar

Vëllaznimi nuk po këndellet dot

KF Vëllaznimi

KF Vëllaznimi është më afër Ligës së Dytë –çdo ditë e më shumë.

Kuqezinjët janë mposhtur në shtëpi – nga Lira me rezultat minimal 0-1.

Kjo ishte humbja e gjashtë – në po aq ndeshje të zhvilluara.

Skuadra me traditë të madhe – gjendet në pozitën e fundit të Ligës së Parë – Grupi A dhe gjendja po duket alarmante.

Ditë më parë – në faqen zyrtare të klubit është kërkuar ndihmë financiare – sepse gjendja është e rëndë.

Ekpi nga Gjakova është përshëndetur nga Superliga në vitin 2019.

Teksa, sezonin e kaluar e mbylli në vendin e tretë – me 38 pikë të grumbulluara. /Shqip.com