Sport Shqiptar

Vëllaznimi nuk po heq dorë nga Superliga

KF Vëllaznimi

Superliga nuk është e pamundur.

KF Vëllaznimi – ka regjistruar fitoren e dytë radhazi.

Skuadra nga Gjakova triumfoi me rezultat minimal 2-1, kundër Drenasit në kuadër të xhiros së 21-të.

Golat për ekipin vendas u realizuan nga Donati Toma dhe Alush Gavazaj.

May be an image of 8 people, people playing sport, people standing and grass
Momente nga fillimi i takimit

Tashmë, kuqezinjët gjendet në vendin e katër të Ligës së Parë, Grupi A – me 31 pikë të grumbulluara.

Njëjtë sa ka edhe Phoenix i vendit të tretë, teksa një më pak se Liria e vendit të dytë.

Vendi i parë inkuadrohet direkt në elitën e futbollit kosovar, teksa fitesi i lojës së vendit të dytë – të Grupit A dhe B, luan në ndeshjen e  barazhit kundër vendit të tetë të Superligës.

Hera e fundit kur Vëllëznimi ishte pjesë e Superligës – ka qenë viti 2018. /Shqip.com

Tabela e Ligës së Parë, Grupi A