Sport Shqiptar

Vëllaznimi merret vesh me trajnerin e mirënjohur kosovar

Vëllaznimi i Gjakovës ka nisur që të riorganizohet për stinorin pranveror në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Skuadra kuqezi siç mëson Shqip.com e ka zgjedhur çështjen e trajnerit për pranverë.

Mësohet se Arsim Gojani do të emërohet në krye të ekipit gjakovar.

Gojani edhe më herët ka qenë trajner i Vëllaznimi në periudha të ndryshme.

Vëllaznimi në vitet e fundit ka kaluar nëpër krizë të thellë financiare, mirëpo në këtë vit pritet që të riorganizohet pasi tashmë janë ofruar edhe disa donatorë.

Vëllaznimi që është një ndër klubet më të vjetër në Kosovë, do ta nis stinorin pranveror nga pozita e fundit në Viva Fresh Ligën e Parë (Grupi A) me vetëm dy pikë të grumbulluara.

/Shqip.com