Sport Shqiptar

Vëllaznimi, megjithatë, do të jetë në Ligën e Parë

KF Vëllaznimi në sezonin e ri do të bëjë gara në Ligën e Parë.

Burime të televizionit RTV Dukagjini kanë konfirmuar se të mërkurën është arritur marrëveshja me një nga klubet e Ligës së Parë dhe në sezonin e ri klubi kuq e zi të bëjë gara në Ligën e Parë.

Skuadra nga Gjakova tani do të rikthehet përsëri në Ligën e Parë. Sezonin e kaluar kishte përfunduar në pozitën e fundit me 11 pikë.

“Kuqezinjtë” viteve të fundit kanë hasur në probleme të mëdha financiare, por me ardhjen e kryesisë së re në janar është stabilizuar gjendja në klub.

Vëllaznimi matematikisht ishte në Ligën e Dytë mirëpo këtë gjë nuk e lejuan Kryetari i klubit gjakovar, Gazmend Boshnjaku së bashku me anëtarët e tjerë; Ilirjan Zhubi, Erzen Kumnova, Bujar Guci dhe Edi Luzha duke u përkujdesur që skuadra gjakovare t’i shpëtoi rënies në Ligën e Dytë.

Vëllaznimi tashmë me trajner, Megzon Visoken synon që në sezonin e ri të bëjë një skuadër të fortë dhe pretendente për rikthim në Superligë.

Duhet cekur se, Vëllaznimi konsiderohet si një nga skuadrat me më shumë traditë në Kosovë.

/Shqip.com