Sport Shqiptar

Vëllaznimi jep shenja jete

Vëllaznimi po kalon momente të mira në Ligën e Parë

Qëndruan disa gjiro në vendin e parë.

Madje, u mendua që Vëllaznimi po kthehet në binarë.

Për fat të keq, historia e vjetër u përsërit. Kriza financiare u shfaq dhe skuadra pësoi “kolaps”.

Por, një dritë në fund të tunelit po shihet për kuqezinjtë.

Për Shqip.com ka folur menaxheri gjeneral i kësaj skuadre, Besnik Gojani, i cili tregon për gjendjen financiare, synimet në pjesën tjetër të kampionatit dhe gjëra të tjera.

“Kf Vëllaznimi për momentin është shumë stabil, me futbollistët të cilët janë larguar i kemi shkëputur kontratat.  Më vjen keq për të gjithë ata që u larguan, por tani do të vazhdojmë me futbollistë të rijnë”, tregoi ai fillimisht.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, personat duke marrë pjesë në sporte, njerëz në këmbë dhe bar
Besnik Gojani

Gjakovarët – deri më tani kanë siguruar shërbimet e Nikson Memaj, Jurgen Gjinit, Florent Morina dhe Dejvi Bilali.

Ama, sipas Gojanit pritet të ketë edhe goditje të tjera – ditëve në vijim, teksa edhe Superligën nuk e sheh si diçka të pamundur.

“Kemi sjellë disa futbollistë dhe po mundohemi të bëjmë edhe disa transfere tjera cilësore.

Do të jemi disa nga ekipet më të mira të Ligës së Parë dhe pse jo edhe të mos synohet Superliga”, shtoi menaxheri.

“Befasi e ëmbël”

KF Vëllaznimi

Besniki tregon që ky ekip mund të jetë një befasi e ëmbël në këtë kampionat, teksa tregon që po përgatiten maksimalisht për t’i arritur qëllimet.

“Besoj që do t’i befasojmë të gjithë për të mirë në këtë kampionat. Ne veçse kemi filluar me stërvitje dhe javën e ardhshme do të udhëtojmë në Durrës për tu përgatitur maksimalisht”, potencoi ai.

Tash e disa vite një dilemë e madhe është se a do të privatizohet kjo skuadër dhe Gojani thotë se ka sinjale pozitive në këtë aspekt.

“Sa i përket privatizimit është i hapur dhe ka sinjale që mund të ndodhë, por pritet të shihet në muajt në vijim.

Vëllaznimi është ekip i madh dhe si i tillë do të kthehet”, u shpreh Ardian Gojani për fund.

Ditë më parë, kjo skuadër e zgjodhi kryesinë e re, e cila do të qëndroj në krye të klubit derisa të bëhet një zgjidhje e përhershme.

Kuqezinjtë gjenden në vendin e katërt të Ligës së Parë, Grupi A dhe ka grumbulluar 21 pikë, gjashtë më pak se Trepça 89 që është lider.

Në Superligë ngritët vendi i parë direkt, teksa fituesi i ndeshjes mes dy vendeve të dyta – në dy grupet do të luaj me ekipin që pozicionohet në vendin e tetë të Superligës.

Hera e fundit kur Vëllëznimi ishte pjesë e Superligës – ka qenë viti 2018. /Shqip.com

Tabela e Ligë së Parë, Grupi A