Vëllaznimi fiton ndaj Rahovecit
Publikuar:
(29.12.2022 20:43:00)

Vëllaznimi nuk ka lejuar befasi të enjten mbrëma. Në ndeshjen në Gjakovë, Vëllaznimi e mposhti Rahovecin me shifrat 93:74.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Vëllaznimi tani i ka shtatë fitore e nëntë humbje.
Rahoveci ka pësuar humbjen e 13-të. I ka vetëm dy fitore. Jordan Harris udhëhoqi Vëllaznimin. Ai shënoi 26 pikë. Emanuel Omogbo i kishte 15 pikë e katër asistime.
Te Rahoveci u dallua Edmond Kryeziu me 23 pikë. 19 pikë e 14 kërcime i kishte Bardh Rexha.
/Shqip.com