Vëllaznimi ende në “gjumë”
Publikuar:
(16.08.2022 21:42:27)

Javë më parë – Gani Sejdiu e morri timonin e KF Vëllaznimit – për herë të dytë në karrierë.
Kjo lëvizje zgjoi interes dhe u mendua se kuqezinjët po “rikthehen”.
Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Skuadra gjakovare ka zyrtarizuar vetëm një transferim deri më tani, Kujtim Dinosha.
Teksa, nga ekipi janë larguar disa futbollistë si Nikson Memaj, e Rron Rugova.
E ardhmja duket e mjegullt për kuqezinjtë.

Vëllaznimi u përshëndet në vitin 2019 nga Superliga – në ndeshjen e barazhit ndaj FC Ferizajit.
Teksa, sezonin e fundit, skuadra me traditë e mbylli në vendin e tretë të Ligës së Parë, Grupi A, me 38 pikë të grumbulluara. /Shqip.com