Vëllaznimi – në gjendje alarmante
Publikuar:
(13.09.2022 18:57:09)

Tradita nuk mungon, por e njëjta nuk mund të thuhet për rezultatet pozitive.
KF Vëllaznimi është në gjendje alarmante.
Pesë humbje (përfshirë edhe ndeshejn e sotme ndaj Rahovecit) në po aq ndeshje = vendi i fundit në tabelë.

Kuqezinjët janë të vërshuar nga problemet.
Ditë më parë – në faqen zyrtare të klubit është kërkuar ndihmë financiare – sepse gjendja është e rëndë.
Ekpi nga Gjakova është përshëndetur nga Superliga – vitin 2019 – në ndeshjen e barazhit ndaj FC Ferizajit.
Teksa, sezonin e kaluar e mbylli në vendin e tretë – me 38 pikë të grumbulluara. /Shqip.com
