Vëllaznimi e nis sezonin e ri – me dy probleme
Publikuar:
(21.08.2022 20:40:54)

Sezoni i ri, historia e vjetër: KF Vëllaznimi është ende në “gjumë”.
Kuqezinjët janë mposhtur në shtëpi – nga KF Drenasi – me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Albion Ramaj.

Por, rezultati mbeti në plan të dytë – pasi vëmendjen kryesore e mori fusha që do të duhej – të dukej e gjelbër, por jo.
Bari në stadiumin e qytetit – në Gjakovë duket i tharë – dhe shumë larg nga kushtet optimale për një ndeshje futbolli.

Sikur të mos mjaftonte kjo – ky stadium që dikur mbushej i tëri – për momentin e ka vetëm një tribunë, sepse dy të tjerat janë shembur.
Punimet në këtë “gjysmë impiant” kishin filluar në vitin 2020, por janë shumë larg nga përfundimi./Shqip.com