Sport Shqiptar

Vëllaznimi e fiton “dramën” ndaj Rahovecit

Credits: Shqipron Berisha

Pas një “drame” në vete dhe dy vazhdimeve – pikët e plota kanë mbetur në Gjakovë.

KB Vëllaznimi ka triumfuar ndaj Rahovecit – me rezultat 94-87 – në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës – në basketboll.

Tifozët e pranishëm në palestrën “Shani Nushi” ishin të shumë në numër – por të shumta ishin edhe emocionet në parket.

Momente nga takimi – Cedits: Shqipron Berisha

Koha e rregullt e ndeshjes mbaroi me rezultat 77-77, por fitues nuk pati as pas vazhdimit të parë – që mbaroi 7-7.

Në të dytin – kuqezinjët ishin superior – duke shënuan dhjetë pikë – e duke pranuar vetëm tri.

Basketbollistët më të dalluar te vendasit ishin Damonte Dodd me 15 pikë, 20 kërcime, pesë asistime dhe nëntë bllokada dhe Ëilliam Broën me 18 pikë e nëntë kërcime.

Momente nga takimi – Cedits: Shqipron Berisha

Në anën tjetër – te mysafirët u dalluan Jahi Carson me 26 pikë e pesë kërcime, Chris Seeley me 12 pikë e 14 kërcime dhe Musab Mala me 19 pikë e gjashtë kërcime.

Për Vëllaznimin – kjo ishte fitorja e parë sezonale, teksa për Rahovecin – ishte humbja e parë./Shqip.com