Vëllaznimi bën një hap prapa nga Superliga
Publikuar:
(16.04.2022 16:45:08)

Edhe një hap prapa.
KF Vëllaznimi është mposhtur në shtëpi – nga Trepça 89, me rezultat të pastër 0-2, duke zbehur gjasat për inkuadrim në Superligë.
Ani pse gjakovarët po kalonin formë të mirë së fundmi dhe kishin regjistruar dy fitore radhazi, sot nuk e arritën dot qëllimin.
Kuqezinjët mbesin në kuotën e 31 pikëve. Katër më pak se Liria e vendit të dytë, pozitë e cila e siguron ndeshjen e barazhit.

Deri më tani – Vëllaznimi ka arkëtuar shtatë fitore, është mposhtur tetë herë dhe ka barazuar shtatë herë.
Në anën tjetër Trepça 89 është në rrugë të mirë për tu ngritur në Superligë.
Mitrovicasit prijnë në tabelë – me 47 pikë dhe janë me një këmbë në elitën e futbollit kosovar.
Fundi i kampionatit duket që do jetë një dramë në vete. /Shqip.com
