Sport Ndërkombëtar

Vëllai i Pogbas akuzohet për komplot

Vëllai i Paul Pogbas, Mathias Pogba është akuzuar dhe është dërguar në mbajtje për një komplot për zhvatur kundër vëllait të tij.

Rreth këtyre akuza, dyshohen edhe katër persona të tjerë, shkruan BBC.

Avokati i Mathias tha se klienti i tij është i pafajshëm.

“Ne do ta kundërshtojmë këtë vendim”, insistoi ai.

32-vjeçari e ka pranuar se kishte qenë pjesë e një video që u shfaq në internet muajin e kaluar, ku kishte premtuar se do të zbulonte të vërtetën për mesfushorin e Juventusit.

Prokurorët francezë hapën një hetim gjyqësor në fillim të këtij muaji pasi ish-lojtari i Manchester United, Paul tha se ai ishte objektivi i zhvatjes dhe kërcënimeve nga një bandë e organizuar.

Ai paraqiti një ankesë te prokurorët e Torinos më 16 korrik.

Paul Pogba

Fituesi i Kupës së Botës këtë verë u rikthye te Juventusi si transferim i lirë nga “Djajtë e Kuq”./Shqip.com