Rozë

Vëllai i Mevlanit futet në ‘Përputhen 3’

Mevlan dhe Artan Shaba

Emisioni “Për’puthe” ka filluar edicionin e tretë të transmetimit.

Që nga nisja e tij vazhdimisht po prezantohet konkurrentët e rinj të cilët po u bashkohen pjesës tjetër.

Ndërkohë, edhe sot është prezantuar, Artan Shaba, i cili është bërë pjesë e programit dhe ai tregoi se është vëllai i Mevlan Shabanit, pra ish konkurrentit të emisionit.

Moderatorja e këtij emisioni Bora Zemani ka thënë së është shumë e vështire për produksionin  që të vendosin dhe për shkak të korrektësisë për të do të vendos vetë publiku.

Ndryshe, vetë Artani tha se ka ardhur ta gjejë dashurinë në emision dhe jo famën apo të tilla gjëra.

E kjo u komentua edhe nga analisti, Arian Konomi i cili tha që nuk ngjan me Mevlanin dhe për këtë i vie keq, pasi që dihet së për vëllain e tij ai ka pasur shumë respekt.

E, po se si do rrjedhin situatat në vazhdim na mbetet të presim./SHQIP.com