Lajme

Vëllai i Donjeta Pajazitaj flet pas dënimit me burgim të përjetshëm të Naser Pajazitajt

Donjeta Pajzitaj e vrarë më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan
Donjeta Pajzitaj e vrarë më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan

Naser Pajazitaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitaj në fshatin Strellc të Deçanit.

Ai është shpallur fajtor për vrasje të rendë dhe për mbajtje në pronësi të pautorizuar të armëve

Shkelqim Pajazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitaj tha për SHQIP.com se janë të kënaqur me vendimin e gjykatës.

“Jemi të kënaqur me vendimin, mirëpo pritshmëria ka qenë me u zbulu edhe ndonjë bashkëpunëtor”, tha Pajazitaj për SHQIP.com.

Lexo edhe:
Naser Pajazitaj dënohet me burgim të përjetshëm pwr vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Ai shtoi se nuk do të ndalen në rast se gjejnë prova për ndonjë bashkëpunor të vrasjes.

“Nëse e zbulojmë ndonjë provë ose ndonjë bashkëpunëtor, padyshim se do ta njoftojmë prokurorinë por deri tani nuk kemi diçka konkrete”, tha Pajazitaj.

Naser Pajazitaj

Theksojmë se Naser Pajazitaj, më 9 nëntor 2015 në bjeshkët e Strellcit, Komuna e Deçanit në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë“, në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat./Shqip.com