Lajme

Veliu: Trendet tregojnë se Qeveria është në rënie, asnjë veprim për heqjen e vizave

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë.

Sipas Veliut kjo Qeveri nuk ka marrë asnjë veprim lidhur me procesin e vizave për qytetarët e Kosovës.

““Unë nuk mund të them se kur do të ndodh liberalizimi i vizave. Kriteret për liberalizim të vizave janë plotësuar qysh në qeveritë e kaluara. Kjo Qeveri aktuale nuk është duke bërë asgjë ne këtë drejtim me përjashtim të kërkesës sepse në fund të fundit nuk ka çka të bëjë sepse të gjitha kriteret janë të plotësuara por kjo është çështje e vullnetit edhe e atyre që e kanë në dorë çështjen e liberalizimit të vizave, por edhe Qeverisë së Kosovë që t’i bëjë disa veprime konkrete në këtë drejtim”, tha Veliu.

Sipas Veliut, kjo Qeveri e ka dëshmuar që është në rënie.

““Të gjitha trendet po tregojnë se kjo Qeveri është në rënie. Nuk ka ndonjë punë konkret me përjashtim të parullave me të cilat ka ardhur në pushtet, parullave boshe, luftës kundër korrupsionit e çështjeve tjera. Kanë qenë mashtrim për qytetarët. Ata po e shohin se kjo Qeveri nuk është e aftë që t’i kryejë detyrat me të cilat ballafaqohet dhe detyrat që kërkohen nga kjo Qeveri”, është shprehur Veliu.

Ish-Ministri i Brendshëm tha se ka pasur shumë skandale edhe në diplomacinë e jashtme, duke theksuar se këtë dikaster e udhëheqë një ministre jo kompetente./Shqip.com