Lajme

Veliu-Kurtit: E vetmja gjë që bëre është shkaktimi i krizave dhe varfërimi i popullit

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se Kurti në pushtet erdhi me moton “ç’kapja e shtetit” për ta kapur, sipas tij vetë më fort.

Ai ka thënë se kryeministri ka kapur institucione, borde me familjarë për të cilët thoshte se janë vetëm për dasma.

Erdhe në pushtet me moton ‘ç’kapja e shtetit’ për ta kapur vetë më fort. Kape borde e institucione e institucionesh publike me burra e gra, motra e vëllezër e baxhanakë, ministrash e deputetë, dajë e teze për të cilët në fushat thoshe se janë për dasma”.

Veliu tha se Kurti dy vjet në krye të qeverisë, e vetmja gjë që bëre është shkaktimi i krizave dhe varfërimi i popullit.

Erdhe me premtime të mëdha për ta ç’kapur shtetin, shite shumë patriotizëm, nuk dua t’i prmend as të merrem me premtimet e kryemashtruesit Kurti, që me kauza të rreme kapi fronin. Për dy vjet në krye të qeverisë, e vetmja gjë që bëre shkaktimi i krizave dhe varfërimi i popullit”.

/Shqip.com