Sport Shqiptar

Veliu ia bën sefte golit në Turqi me Gaziantepspor

Valmir Veliu ka shënuar gol për Gazeantep në udhëtim ndaj Giresunsporit.

Sulmuesi i krahut, ka shënuar në minutën e 52-të për të barazuar shifrat, pasi Giresunspori ishte në avantazh prej pjesës së parë.

22-vjeçari ishte titullar te Gaziantepi dhe luajti deri në minutën e 69-të.

Për 22-vjeçarin, ky është goli i parë këtë edicion në Superligën e Turqisë, ku ka regjistruar nëntë paraqitje.

Ai para fillimit të këtij sezoni iu bashkua ekipit turk nga Llapi.

/Shqip.com