Lajme

Veliu: Është dashur të kaloj një vit që Lumiri ta kuptoj që Osmani nuk është presidente e të gjithëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se është dashur të kaloj një vit që Lumir Abdixhiku ta pranojë se Vjosa Osmani nuk është presidente e të gjithëve.

Sipas Veliut, sjellja e Osmanit ndaj Abdixhikut është si thënia “E kapëceva lumin…”.

Agim Veliu, përmes një reagimi në Facebook, tha se një president që ka ardhur në pushtet nga petku i Vetëvendosjes dhe e përkrahur nga deputetet e ndikuar nga Abdixhiku, nuk mund të jetë e të gjithëve.

“Një presidente që ka ardhur në pushtet nën petkun e VV-së dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së të ndikuar nga Lumiri, pra pa konsensus të gjerë, nuk mund të jetë e të gjithëve! E VV-së po, pa dyshim, por pse jo e Lumirit dhe e kompanisë së tij, kjo është pak e çuditshme”

Tutje, Veliu tha se askush nuk ka pritur që të ndryshoj Vjosa Osmani e cila ka shkëlqyer si përçarëse në LDK.

“Fundja, askush nuk ka pritur se do të ndryshojë Vjosa, që ka shkëlqyer si politikane përçarëse dhe konfliktuoze, deri në përpjekjen për shkatërrimin e partisë që e rriti”, shkroi Agim Veliu.

Lumir Abdixhiku kishte thënë në ATV, se presidentja dua që të jetë e të gjithëve, por që nuk është e të gjithëve, në kuptimin që ajo ta mbaj mendimin me të gjitha palët dhe jo vetëm me një palë.

Abdixhiku ka thënë se në momentin që presidenti bëhet me një palë është e qarë elektorale./Shqip.com