Sport Shqiptar

Veliu aktivizohet në fitoren e thellë të Gaziantepit

Mesfushori nga Kosova, Valmir Veliu ka luajtur për Gaziantepin sërish në elitën e futbollit të Turqisë.

Të mërkurën, Veliu me skuadrën e Gaziantepit që mposhti 4:1 skuadrën e Hatayasporit në xhiron e 22-të, u inkuadrua në lojë nga minuta e 54-t.

Veliu në Superligën e Turqisë ka një gol të shënuar e një asistim.

Gaziantepi në 21 ndeshje të luajtura ka 25 pikë dhe pozicionohet në mesin e tabelës.

/Shqip.com