Lajme

Veliaj: Shqipëria prodhoi një dokument që diskrediton raportin e Dick Martyt, besoj që do i shërbejë Gjykatës në Hagë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë se Parlamenti i Shqipërisë me nxjerrjen e rezolutës ka diskredituar raportin e ish-senatorit zviceran, Dick Marty, mbi të cilin u formua Gjykata Speciale.

Veliaj në një intervistë ka thënë se beson se kjo rezolutë do të merret parasysh nga Gjykata e Hagës.

“Kështu iniciativa e Edi Ramës ka qenë se duhet të marrim një aksion të mirëfilltë që nesër të shërbejë edhe si provë në gjykatë të një grupi parlamentar, të një vendi sovran që nuk është dosido pavarësisht që Shqipëria ka një popullsi dhe një ekonomi modeste”, tha Veliaj.

Sipas Veliaj, raporti i Dick Martyt ka ndikuar në arrestimin e paligjshëm të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Kështu që aksioni i parlamentit shqiptar ka prodhuar një dokument të tillë që e diskrediton raportin e Dick Martyt dhe diskrediton edhe grupin që është lobuar për atë raport dhe që përfundoi në opinionin tonë në arrestimin e paligjshëm të Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe drejtuesve të shtetit të Kosovës pa i ndarë në parti”.

Rezolutën kundër raportit të Dick Martyt, Veliaj thotë se ishte e nevojshme.

“Unë besoj se meritonte këtë përgjigje juridike dhe  besoj që gjykata e Hagës tashmë do të ketë edhe një dokument alternativ përveç atij të Dick Martyt ku provohet fare mirë që deputetet ishin të lobuar një pjesë e madhe ishin rus ose ishin ruso-fil edhe nëse ishin të vendeve perëndimore”, tha Veliaj.

Kuvendi i Shqipërisë
Lexo edhe:
Miratohet rezoluta kundër raporti të Dick Marty-t në Kuvendin e Shqipërisë

Me 125 vota pro është miratuar rezoluta kundër raportit Dick Marty-t e propozuar nga Partia Socialdemokrate në Kuvendin e Shqipërisë.

Dje gjatë ditës në Kuvendin e Shqipërisë është diskutuar projektrezoluta “Mbi besueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë dhe në Shqipëri.”

Më 18 korrik PS-ja ka deponuar në Kuvendin propozimin për këtë “Rezolutë” dhe tekstin e rezolutës me të cilën Shqipëria do të hedhë poshtë pretendimet për trafikim organesh nga raporti i Dick Marty-t.

Në propozimin për rezolutë të cilën e kanë iniciuar deputetët e PS-së  Taulant Balla, Mimi Kodheli, Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Etjen Xhafaj, Petro Koci, Hatixhe Konomi, Bardhyl Kollcaku, Ilir Pendavinji e Arben Pëllumbi, thuhet se PS beson se do të ketë “mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë”.

Po ashtu aty thuhej se me këtë projekt rezolutë synohet në vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën./Shqip.com