Rozë

Veliaj për vdekjen e regjisores Berisha: Linde si dielli dhe mbete lart në qiell për të mos perënduar asnjëherë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me regjisoren, Vjosa Berisha

Një ndër regjisoret më të suksesshme në Kosovë, Vjosa Berisha, ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare.

Berisha ishte diagnostikuar me kancer në vezore.

Vdekja e saj e parakohshme ka lënë të pikëlluar të gjithë, posaçërisht ata që e njohën nga afër – ku ngushëllimet nga figurat publike kanë qenë të shumta.

Për vdekjen e regjisores kosovare ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Linde si dielli dhe mbete lart në qiell për të mos perënduar asnjëherë”, ka thënë ai në një imazh përkrah të ndjerës të realizuar në Prishtinë.

“Do na mungosh shumë! Lamtumirë Vjosa jonë e dashur”, ka vazhduar më tej ai.

Berisha ishte e njohur për pothuajse 20 vjet në industrinë e filmit.

Ka qenë bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e Festivalit “PriFest”.

Mund të konsiderohet si një ndër gratë më të suksesshme në vend.

Vjosa kishte përfunduar studimet Master në Londër në Westminster University, në lëminë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publik, si dhe studimet postdiplomike për Diplomaci Bashkëkohore në Maltë./SHQIP.com