Lajme

Vela: Versioni i statutit të Asociacionit, i ngjashëm me atë të Vojvodinës

Blerim-Vela dhe Vjosa-Osmani

Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, tha se versioni i statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i cili u prezantua të martën në Bruksel është i ngjashëm me atë të Vojvodinës.

Vela, përmes një postimi në Twitter, tha se “qëllimi i Serbisë është rikonstituimi i autonomisë me qëllim që institucionet e Kosovës të mbeten të pavlefshme”.

“Synimi i tyre duket se është rikonstituimi i autoritetit autonom të Serbisë në Kosovë, njësoj si Vojvodina, me synim të anulimit të institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Vela.

“Ky Asociacion nuk do të kalojë”, tha tutje Vela.

/Shqip.com