Lajme Ballkan

Vela: Serbia po i nderon ushtarët e saj që kanë kryer krime lufte në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci e Kosovë

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani
Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani

Shefi i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Serbia po i nderon ushtarët e saj që kanë kryer mizori gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci e Kosovë.

Vela përmes një postim në platformën “X”, ka thënë se ky është revizionizëm i rrezikshëm historik dhe se sipas tij, duhet të sanksionohet.

“E gjithë bota e qytetëruar u tmerrua nga luftërat e Serbisë në Bosnjë, Kroaci e Kosovë që lanë mbi 130,000 të vrarë dhe mbi 4 milionë të zhvendosur. Tani, Serbia i nderon ushtarët e saj që kryen këto mizori si ‘luftëra mbrojtëse’. Ky është revizionizëm i rrezikshëm historik dhe duhet të sanksionohet”, shkruan Vela në platformën “X”.

/Shqip.com