Lajme

Vela – Petkoviqit: E dini më së miri ku janë kufijtë e Kosovës, e shënoni me rregull në kërkesat për vizitë

Blerim Vela, Shefi i Kabineti të Presidentes, Vjosa Osmani, i ka reaguar të ashtuquajturit drejtor i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviqit, pas deklaratave të fundit duke thënë se kufijtë e Kosovës, janë të Serbisë.

Vela, përmes një postimi në Twitter, tha se “nga të gjithë zyrtarët e Serbisë, ju e dini më së miri se ku janë kufijtë Kosovës”

“Nga të gjithë zyrtarët e Serbisë, ju e dini më së miri se ku janë kufijtë Kosovës, gjë që ju e shënoni me rregull në kërkesat tuaja për të vizituar Kosovën”, ka shkruar Vela.

Më tutje, Vela tha se Lista Serbe, është regjistruar me ligje të Republikës së Kosovës.

“Lista Serbe është e regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës – sipas ligjeve Kosovës”, ka shtuar Vela.

/Shqip.com