Lajme

Vela: Obsesioni i Beogradit është promovimi i propagandës ruse kundër NATO-s dhe Kosovës

Blerim Vela, këshilltar i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Beogradi po shndërrohet një kryeqytet të ideologjive politike ekstreme.

Kjo pasi në korrik të vitit 2023 Beogradi ka mirëpritur lëvizjet rinore të majta ekstreme/komuniste.

“Beogradi po kthehet në kryeqytet të ideologjive ekstreme politike, si nga e djathta ashtu edhe nga e majta. Në korrik 2023, Beogradi ishte mikpritës i një mbledhjeje të lëvizjeve rinore të majta ekstreme/komuniste WFDY. Natyrisht, obsesioni i tyre është promovimi i propagandës ruse kundër NATO-s dhe Kosovës”, ka shkruar Vela në Twitter.

Në Beograd ka edhe frymë të theksuar të së djathtës ekstreme, edhe ajo si dhe e majta ekstreme përfaqësojnë qëndrimin kundër Kosovës, duke kundërshtuar kështu NATO-n për ndërhyrjen në vitin 1999.

/Shqip.com