Lajme

Vela: Mediat në Serbi po nxitin konfrontim të armatosur në Kosovë

Shefi i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela
Shefi i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela

Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela ka  thënë se mediat në Serbi po nxitin konfrontim të armatosur në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, Vela ka thënë se kjo është për faktin se mediat në fjalë po raportojnë në mënyrë të rreme gjoja se po ndodhin përleshje në Zubin Potok.

“Mediat pro-regjimit të Serbisë janë në kaçavidë për të nxitur konfrontimin e armatosur në Kosovë duke raportuar në mënyrë të rreme se përleshje po ndodhin pranë Zubin Potok”, shkroi Vela.

Tutje, Vela tha se Policia e Kosovës nuk është e përfshirë në ndonjë përleshje atje.

“Policia e Kosovës nuk është e përfshirë në ndonjë përleshje. Strukturat e paligjshme dhe kriminale të Serbisë po qëllojnë me armë”.

Kujtojmë se që nga 6 dhjetori, veriu i vendit po përballet me tensione të vazhdueshme. Ndërsa, katër ditë pas janë vendosur barrikadat nga serbët lokal atje.

/Shqip.com