Lajme

Vela: Kidnapimi i 3 policëve është kryer brenda territorit të Kosovës

Shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga policia e Serbisë.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Policia e Serbisë ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës në kufirin me Serbinë, brenda territorit

“Policia e Serbisë ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës në kufirin me Serbinë, brenda territorit. Ky akt i pamatur i regjimit të Vuçiqit nënkupton një përshkallëzim të rrezikshëm. Lirimi i menjëhershëm i punonjësve të policisë është i domosdoshëm. Kosova nuk do të përkulet kurrë para turmës së Vuçiqit. Ai do të dështojë!”, ka shkruar Vela.

/Shqip.com