Lajme

Vehbi Miftari jep dorëheqje nga pozita e këshilltarit të Presidentes

Vehbi Miftari përmes një shkrimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka konfirmuar se s’do të jetë më në pozitën e këshilltarit të presidentes Vjosa Osmani.

Ai ka treguar se nga data 1 shkurt do të fillojë punën e tij të re si drejtues i misionit të Kosovës në Vatikan.

“Sot, pas tri vjetësh angazhimi si këshilltar politik i Presidentes Vjosa Osmani, e përmbylla angazhimin tim në Zyrën e Presidentes së Kosovës. Ka qenë përvojë fort e vyer në shërbim të Republikës. E falënderova Presidenten për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe besimin e saj dhe të institucioneve të vendit që nga 1 shkurti të udhëheq misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë/Vatikan.Na priftë e mbara!”, ka shkruar ai.

/Shqip.com