Sport Ndërkombëtar

Vedat Muriqi asiston, Mallorca barazon

Vedat Muriqi vazhdon të jetë i rëndësishëm për Mallorcan. Mallorca të hënën mbrëma barazoi 1:1 me Athletic Bilbaon, në kuadër të xhiros së 32-të të La Ligas.

Mallorca kaloi në epërsi në minutën e 58-të, kur Muriqi asistoi për jugkoreanin Lee Kang-In.

Sulmues i Kosovës, Muriqi, tani ka 12 gola e tri asistime në 29 paraqitje kampionale. Ai të hënën la fushën në minutën e 85-të. Por ishte largim i hershëm. Në minutat shtesë Bilbao fitoi penallti. Në minutën e 96-të i saktë nga pika e bardhë ishte Inaki Williams.

Mallorca renditet e njëmbëdhjeta me 41 pikë. Athletic Bilbao i ka 47 pikë në vendin e shtatë.

/Shqip.com