Rozë

Vedati i “Stupcave” bëhet pjesë e filmit turk

Vedat Bajrami

Aktori i njohur kosovar duket që ka vendosur që t’i kalojë kufijtë shqiptar në karrierën e tij.

Bëhet fjalë për Vedat Bajramin, i cili do të jetë pjesë e një filmi turk, xhirimet e të cilit kanë filluar me 5 nëntor në fshatin Pulvan.

Siç bëhet e ditur, ai do të jetë pjesë e historisë së jetës së ‘Elif Ana’, që lindi në lagjen Pazarcık të Kahramanmaras në vitin 1908 dhe që u bë e famshme për ndihmën ndaj njerëzve.


Vedati veçse ka ndarë disa prapaskena nga xhirimet e këtij projekti që besohet se do të pëlqehet nga publiku e do të korrë suksese të mëdha në kinematografinë turke.

“Nga xhirimet e filmit Elif Ana”, ka shkruar Bajrami në mbishkrimin e fotografisë.

Vedati është i njohur për rolin e tij në filmin “Engjeli” dhe “Stupcat” bashkë me Osman Azemin dhe Mensur Safqiun.

Stupcat arritën kulminacionin e famës në vitin 2010 kur hynë si garues në Reality Showin e Famshëm “V.I.P Shpija e Kosovës” ku qëndruan një muaj dhe me batutat dhe skeqët e tyre argëtuan publikun shqiptar./SHQIP.com