Vedat Muriqi nuk ka të ndalur, i shënon skuadrës katalunase
Publikuar:
(28.10.2022 22:20:40)

Sulmuesi i kombëtarës së Kosovës, Vedat Muriqi ka vazhduar me formën e mirë edhe në ndeshjen që është duke u zhvilluar sonte mes Mallorcas dhe Espanyollit.
Sulmuesi Kosovar ka gjetur rrjetën e golit në minutën e 48-të, për rezultatin 1-0.
Për Muriqin ky është goli i tij i gjashtë në këtë kampionat.
Kujtojmë se Muriqi është transferuar këtë verë nga skuadra e Lazios, pas huazimit vitin e kaluar pikërisht në Mallorca.
/Shqip.com