Sport Shqiptar

Vedat Muriqi nominohet për futbollistin e muajit në La Liga

Vedat Muriqi

La Liga spanjolle është simbol i rilindjes për të.

Nofka “pirati” – duket që po e motivon edhe më shumë.

Vedat Muriqi është nominuar për futbollistin më të mirë të muajit shkurt – në elitën e futbollit spanjoll.

Së bashku me të – të nominuar janë edhe Aubameyang, Fekir, Torres, Courtois, Milla dhe Vivian.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti që thotë "LaLiga laliga SPORTS FIFA22 FIFA LaLiga ULTIMATE ULT TEAM Santander PLAYER OF THE MONTH FEBRUAR 84 CAM 82 CB 89 GK AUBAMEYANG 89 PAC 80 DRI SHO 75 PAS 69 PHY FEKIR PAC 87 DRI 38DEF PHY PAS PAU TORRES 71 PAC DRI SHO 84 4DEF 67 PAS PHY COURTOIS 84 DIV 88 REF HAN 46 SPD 74 POS 75 ST 74 ST 70 f MURIQI 56 PAC 67 DRI 75 SHO 28 DEF 55 PAS 82 PHY PERE MILLA PAC 76 DRI SHO 68 PAS DANI VIVIAN 68 PAC 56 DRI 38 SHO 63 PHY 74 PHY NOMINEES"
Lista e futbollistëve të nominuar

Në vetëm katër ndeshje të zhvilluara – me fanelën e Mallorcas, Vedati ka arritur që gjej rrugën për te goli dy herë. Teksa, ka regjistruar edhe një asistim.

Kjo formë e tij e lartë – është edhe një lajm i mirë për Përfaqësusen e Kosovës, pasi golat e tij i duhen Dardanëve.

Por, përkundër formës së tij të lartë – e njëjtë nuk mund të thuhet edhe për Mallorcan, e cila gjendet në vendin e 16-të.

Siq duket – synim i këtij ekipi është mbijetesa në La Liga.

Real Mallorca: Vedat Muriqi seduce al mallorquinismo
Vedat Muriqi

Muriqi është në formë huazimi te spanjollët, teksa kartonin e tij e ka Lazio.

E ardhmja e tij – mbetet ende e mjegullt pasi nuk dihet ende se ku do të luaj në sezonën e ardhshme.

Një rikthim në Turqi është raportuar, por vendimi i takon Vedatit.  /Shqip.com