Vedat Muriqi në top-5 golashënuesit në La Liga
Publikuar:
(25.05.2023 22:19:14)

Sulmuesi Vedat Muriqi po kalon nëpër një sezon mjaft të mirë personal.
Ai arriti objektivin e tij me Mallorcan, për ta siguruar mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll.
Sonte, Mallorca fitoi 1:0 ndaj Valencias, me golin e shënuar pikërisht nga sulmuesi kosovar, që ia dha tri pikët e radhës ekipit të tij.
Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar 14 gola dhe gjendet i pesti në listë, aq sa ka edhe Griezmann që është i katërti.
Krahas 14 golave, Muriqi ndihmoi edhe me tri asistime në La Liga.

/Shqip.com