Sport Shqiptar

Vedat Muriqi është i pari në La Liga me këtë statistikë

Vedat Muriqi po e mbanë një rekord në La Liga. Sulmuesi i Kosovës ka më së shumti duele ajrore në ligë. 

Gjithsejt 16 duele ka fituar Muriqi këtë edicion duke qenë i pari në listë. 

Krenar me këtë arritje po ndihet skuadra e tij, Mallorca. 

Këtë statistikë e kanë dhënë bashkë me një foto të “Piratit” me krah e me zjarr.

/Shqip.com