Sport Shqiptar

Vedat Muriqi drejtë transferimit në Bundesligë

Vedat Muriqi

Transferimi i Vedat Muriqit nga Fenerbahce te Lazio bëri bujë sezonin e kaluar, por që nuk ka arritur të lë gjurmë te skuadra italiane, shkruan Shqip.com.

Drejtuesit e klubit nga kryqyteti italian, po mendojnë mundësinë e largimit të sulmuesit kosovar.

Sipas “Radiosei”, drejtori sportiv, Igli Tare do të takohet me drejtuesit e dy skuadrave gjermane, Eintracht Frankfurt dhe Borussia Monchengladbach, të cilat kanë shfaqur interesim për ta huazuar Muriqin.

Lazio ka qëllim që ta huazojë sulmuesin e Kosovës deri në qershorin e vitit 2022, me kusht që në fund të sezonit klubi të paguaj 15 milion euro për blerjen përfundimtare të tij.

Gjithçka pritet të jetë e qartë ditët në vazhdim, nëse palët do të bien dakord për huazimin e sulmuesin nga Prizreni.

Vedat Muriqi iu bashku Lazios në verën e vitit të kaluar për 18 milion euro nga Fenerbahce, ku gjatë kësaj peridhe me skuadrën italiane shënoi vetëm një gol në 27 paraqitje garuese./Shqip.com