Art Jetese

Vdiq në moshën 94-vjeçare “njeriu më i papastër në botë”

Një burrë iranian i quajtur “njeriu më i ndyrë në botë” për shkak se nuk ka bërë dush për më shumë se gjysmë shekulli, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, kanë raportuar mediat shtetërore.

Amou Haji, i cili nuk u la për rreth 67 vjet, vdiq të dielën në fshatin Dejgah në Iran , tha agjencia e lajmeve IRNA.

Z. Haji zgjodhi të shmangte dushin nga frika se do t’i sillte fat të keq dhe do ta sëmurte.

Por “për herë të parë disa muaj më parë, fshatarët e kishin çuar atë në një banjë për t’u larë”, tha një zyrtar lokal për mediat shtetërore iraniane.

“Jo shumë kohë më vonë, ai u sëmur dhe më në fund, të dielën … dha jetën,” raportoi Daily Mail.

Haji kishte thënë më parë se ai zgjodhi këtë mënyrë të çuditshme të jetesës, pasi kishte përjetuar pengesa emocionale në rininë e tij. Që atëherë ai u izolua.

Ashtu si për pastërtinë, ai kishte frikë edhe nga ushqimi i freskët dhe pijet.

/Shqip.com