Lajme

Vdes themeluesi i Red Bull

Themeluesi dhe pronari i Red Bull, Dietrich Mateschitz, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.

Vdekja e tij, e cila vjen pas një beteje me një sëmundje të gjatë, raporton Sky Sport.

“Është shumë, shumë e trishtueshme,” tha drejtori i ekipit të Red Bull, Christian Horner.

Mateschitz ishte një biznesmen austriak me ndikim, i cili themeloi kompaninë e pijeve energjetike dhe më pas e solli atë në Formula 1 me sukses të madh, duke fituar katër tituj të dyfishtë botëror nga viti 2010 deri në 2013.

I konsideruar si njeriu më i pasur në Austri, sipërmarrësi ndërtoi një perandori globale rreth pijeve energjike.

Ai zotëronte 49% të aksioneve të Red Bull, i cili zotëron edhe ekipin F1 me të njëjtin emër.

/Shqip.com