Rozë Ndërkombëtar

Vdes reperi i hitit ‘Gangsta’s Paradise’

Coolio

Reperi amerikan Coolio, i njohur për hitin ikonik Gangsta’s Paradise, ka vdekur në moshën 59-vjeçare.

Menaxheri i tij për një kohë të gjatë Jarez Posey tha për mediat amerikane se artisti u gjet pa reaguar në dyshemenë e banjës së shtëpisë së një miku në Los Anxhelos.

Coolio filloi të bënte muzikë në vitet 1980, por ai forcoi vendin e tij në historinë e hip hopit kur regjistroi Gangsta’s Paradise në 1995, raporton BBC.

Shkaku i saktë i vdekjes së tij të mërkurën nuk është zbuluar ende.

Megjithatë, Posey i tha TMZ, e cila raportoi fillimisht lajmin, se mjekët besonin se ai mund të kishte pasur një arrest kardiak.

Coolio, emri i vërtetë i të cilit ishte Artis Leon Ivey Jr, fitoi një Grammy për Gangsta’s Paradise, e cila ishte pjesë e kolonës zanore për filmin Dangerous Minds me Michelle Pfeiffer.

Gjatë një karriere që përfshin katër dekada, ai regjistroi tetë albume në studio dhe fitoi një Çmimin Amerikan të Muzikës dhe tre MTV Video Music Awards./SHQIP.com