Kulturë

Vdes regjisorja e njohur Vjosa Berisha

Sot (të enjten) ka vdekur regjisorja Vjosa Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi të bërë në Instagram.

Berisha ka bërë të ditur se regjisorja ka ndërruar jetë në spitalin University College Hospital në Londër.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Vjosa ishte diagnostikuar me kancer në vezore.

Ndërkaq, ajo ishte edhe producente e “PriFest”, i cili do të mbahet më 23-28 gusht./Shqip.com