Lajme

Vdes punëtori në Prizren pasi bie nga ndërtesa ku punonte

Ilustrim
Ilustrim

Një person ka vdekur, pasi ka rënë nga objekti në të cilin ishte duke punuar.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Prizren rreth orës 12:00.

“Viktima  mashkull kosovar i cili ishte duke punuar në një objekt ,ka rënë aksidentalisht nga objekti ku si pasojë e plagëve që ka pësuar, ka vdekur.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

/Shqip.com