Vdes punëtori i ndërtimtarisë që u lëndua në vendin e punës

Ka vdekur të martën një punëtor i ndërtimtarisë i cili ishte lënduar në vendin e tij të punës.
Sipas njoftimit të policisë, viktima ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Rr. Vushtrria, Prishtinë 05.10.2021-15:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar në një ndërtesë në ndërtim, ka pësuar lëndime trupore. I njëjti pasi është dërguar në QKUK, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.
Në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitarë. Me vendim të prokurorit është arrestuar menaxheri i objektit, i cili është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar./SHQIP.com