Lajme

Vdes profesori Abdullah Karjagdiu

Abdullah Karjagdiu.

Në moshën 84-vjeçare, ka vdekur profesori universitar, Abdullah Karjagdiu, pas një sëmundje me të cilën kishte kohë që po luftonte.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Lirak Karjagdiu.

Abdullah Karjagdiu ishte ndër profesorët e parë universitar të gjuhës dhe letërsisë angleze, autor i dhjetëra veprave universitare, përkthyes i shumë kryeveprave letrare dhe ndër profesorët dhe veprimtarët politik më të spikatur dhe më aktiv për shumë gjenerata.

Ai po ashtu ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi.

Për vdekjen e profesorit ka ngushëlluar Kryetari i Akademisë, Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja./SHQIP.com