Vdes njëri nga të plagosurit në Pejë
Publikuar:
(20.01.2022 16:50:18)

Ka vdekur njëri nga personat që u lëndua pas një përleshjeje me thikë, pasditen e kësaj të enjte në Pejë.
Ai ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të këtij qyteti.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i spitalit, Naim Sahiti.
“Po, fatkeqësisht njëri nga të lënduarit, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ka ndërruar jetë. Ka pasur disa goditje në pjesën e barkut”, tha Sahiti.
Përveç personit që vdiq, edhe një tjetër është lënduar gjatë përleshjes. Ai është duke u trajtuar në spital./SHQIP.com