Lajme

Dy të therur me thikë në Pejë

Therje me thikë.

Dy persona janë lënduar pas një përleshjeje me thikë, pasditen e së enjtes në Pejë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ku njëri nga ta është në gjendje më të rëndë.

“Rreth orës 14:45 policia ka pranuar informatën për një përleshje në mes të dy personave. Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjetet të mprehta dyshohet që thikë.

Si pasojë dy personat e përfshirë në këtë përleshje kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në spital, dhe njëri prej tyre ka lëndime më të rënda”, tha Gashi./SHQIP.com